top of page


 

Rreth nesh

 

Nisur nga nevoja e madhe për organizimin e rinisë në aktivitete sportive, duke u bazuar në shpirtin sportëdashës të rinisë së fshatit Nigishtan dhe jo vetëm rinisë, të vetëdijshëm për të kaluarën e pasur me aktivitete të organizuara sportive, këshilli inicues për themelimin e një klubi futbollistik vendosi që të themeloj Shoqatën klubi futbollistik K.F “Përparimi” nga Nigishtani.
Nisma ështe pranuar pozitivisht, është përshëndetur dhe mbështetur si mbrenda suazave të fshtatit Nigishtan njëashtu edhe më gjërë.

Forma juridike e K.F Përparimi është Shoqatë jo fitimprurëse e themeluar nga pesë persona fizik, aktivitetin e vetë e organizon dhe e ushtron në bazë të ligjeve në fuqi. K.F “Përparimi” nga Nigishtani në rrafshin rajonal veprimtarin e vet e organizon dhe e ushtrone ne k. Gjorçe Petrov te qytetit të Shkupit.
Me ndihmen e pushtetit lokal është siguruar tereni i gjelbërt ku do të zhvillohen ndeshjet. Konkretisht në komunën Gjorce Petrov në fshatin Vollkov, në stadiumin FK Vollkovo. Vlen të ceket që objekti i plotëson kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve futbollistike.
Organet drejtuese do të jenë Kuvendi dhe Kryetari.

Duke u bazuar në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet si dhe Statutin e K.F “Përparimi” nga Nigishtani të hyrat e klubit do të grumbullohen nga kuotat e antërësimit, donacionet dhe sponsorimet, me këtë rast Kuvendi i klubit si organ drejtues me programin e punës e ka të paraparë si pikë kryesore gjetjen e donatoreve te cilët do të shprehën të gatshëm ta financojnë aktivitetin tonë dhe t’i kontribuojnë interesit të përgjithshëm publik.

Vizioni i KF Përparimi nga Nigishtani është që klubi të anëtarësohet me të drejta të plota pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, të merr pjesë aktive në garat kampionale, të kontribuoj në ngritjen e vetëdijës sportive dhe zhvillimit të sportit.

Misioni ynë mbetet që nëpërmjet angazhimit dhe punës së palodhshme të arrijmë përmbushjen e vizionit.
Gjithashtu në vazhdën e konsolidimit tonë si klub, dëshirojmë që t’ju falënderojmë të gjithëve që e përshëndetën iniciativen për themelimin e klubit futbollistik KF “Përparimi” nga Nigishtan dhe na uruan nisje të mbarë.

Ne zotohemi që do ta ushtrojmë aktivitetin tonë me përgjegjësi duke treguar kulturë të lartë sportive në funksion të zhvillimit të përgjithshëm të sportit.

kf4.jpg
bottom of page